Disiplina me pezullime dhe gjoba, Partizani ndëshkohet prej derbit

Eraldo Harlicaj - 1 vit më parë

Superiorja mbylli një javë tjetër dhe së fundmi u zbuluan dhe vendimet e fundit të Komisionit të Disiplinës. Derbi ka kaluar vetëm me gjoba në krahun e Partizanit, ndërsa Tirana nuk dënohet. Nuk ka shpëtuar as trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan. Ky i fundit u pezullua me 2 ndeshje për shkak protestash.

Vendimet e plota të Disiplinës
1. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. KF Bylis, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.

3. FK Partizani, për dështim në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, në bazë të neneve 64/1, dhe 64/5 të KDS, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
FK Partizani, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në dhomat e zhveshjes në Stadiumin “Elbasan Arena” sipas akt konstatimit, brenda 15 ditëve.

FK Partizani, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të mosvendosjes së stemave në fanellat e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
4. Rrëzimin e kërkesës së Tirana – AS Femra, në lidhje me lojtaren Anisa Kotarja, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.