Lajme të mira vijnë për Marc Marquez, 8 herë kampion bote në garat e motoçiklizimit. Piloti spanjoll i Honda është rikthyer në palestër 48 dita nga operacioni i fundit në shpatullën e majtë.

Gjatë vitit të kaluar ai u operua 3 herë brenda 5 muajsh, duke mos zbritur në pistë përgjatë gjithë sezonit (garoi dhe u rrëzua në garën e parë sezonale). Gjithsesi, Marquez mban ende një mbrojtëse krahu teksa bën palestër.

Dita e parë e stërvitjes, disa pedalime në biçikletë në një palestër të mbyllur”, shkruan Marquez në rrjetet sociale, që gjatë gjithë këtyre ditëve ka qenë pushim absolut.

Gjithsesi, pavarësisht rikthimit në palestër, ende nuk nuk ka një datë të saktë se kur Marquez do të rikthehet në pistë. Mendohet se ai do të mungojë në garat e para sezonale dhe do të ketë mundësi të garojë sërish duke nisur nga maji 2021.