Dita e shumëpritur erdhi. Pasditen e sotme do të merret vendimi nga Bashkimi Europian në lidhje me përdorimin apo jo të vaksinës anti-Covid të prodhuar nga kompania AstraZeneca.

Mjaft shtete europiane e kanë ndaluar përdorimin e vaksinës së prodhuar nga Oksfordi, pasi mendojnë se ajo ka efekte anësore te personat që e marrin atë (kryesisht mpiksje gjaku).

Gjithsesi, mendohet se vendimi e EMA (shoqeria europianeve e barnave) do të jetë pozitiv, për të lejuar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca. Sipas saj por edhe sipas Organizatorës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), efektet pozitive të vaksinës janë më të shumta se ato negative.

Pra, nga nesër pritet që shtetet e BE-së të vijojnë aplikimin e kësaj vaksine, duke u bazuar edhe në rezultatet e hetimit që kanë kryer vetë ekspertët e EMA për këtë vaksinë.