E gjithë paraditja e kësaj të marte do të jetë nën dominimin e një moti të kthjellët dhe me diell. Rrezet e ngrohta të diellit pritet të jenë prezente më së shumti në zonat bregdetare dhe në qytetet e zonës së ulët.

Ndërkaq në pjesën e dytë të ditës do të kemi shtim të vranësirave që pritet të jenë më të dukshme në zonat Veriore të territorit Shqiptar, por nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur nga 2°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Jugor kryesisht duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 4 ballë.