Kjo fillim jave do të karakterizohet nga një mot i kthjellët e i ngrohtë. Gjatë ditës pritet që të shfaqen edhe vranësira të lehta e kalimtare ku me të përqendruara do të jenë në zonat veriore dhe verilindore.

Ndërsa kthjellime më të dukshme do të ketë përgjatë ultësirës perëndimore. Kjo situatë e qëndrueshme meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit mbeten konstante në mëngjes, por mesdita sjell një rënie të lehtë të tyre duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 15°C.

Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar ne Adriatik dhe Jon dallgëzim deri në 1 ballë.