Pas një fundjave me mot të kthjellët e me diell, territori ynë do të vijojë të dominohet edhe sot nga kthjellimet e shumta, por edhe vranësirat e lehta.

Gjatë pjesës së parë të ditës, pritet që vendi të mbizotërohet nga kthjellimet, ndërsa gjatë pjesës së dytë të ketë kalime vranësirash, por pa sjellë reshje.

Temperaturat priten të kenë një rritje të lehtë, duke luhatur vlerat ditore nga 6°C deri në 24°C.

Sa i përket erës, ajo do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior duke shkaktuar dallgëzim mbi 2 ballë.