Kjo e martë do të karakterizohet nga një mot i kthjellët, me orë të shumta dielli gjatë thuajse të gjithë ditës.

Paraditja do të jetë nën kushtet e një moti të ngrohtë, teksa gjatë pasdites pritet një kalim vranësirash në të gjithë vendin, por kryesisht në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3°C deri në 18°C.

Era do të fryjë mesatarisht në det me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.