Thuajse i gjithë territori shqiptar do të përshihet nga masat ajrore të qëndrueshme, duke bërë që përgjatë gjithë kësaj të premteje të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash të lehta.

Kthjellimet më të dukshme do të jenë gjatë paradites në ultësirën perëndimore, teksa pritet që vranësirat të theksohen gradualisht gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes në të gjithë vendin, ku më të fokusuara vranësirat parashikohet të jenë përgjatë gjithë shtrirjes Lindore të Shqipërisë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes por do të rriten lehtë në mesditë duke u luhatur nga -2°C deri në 18°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Verior – Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.