Vendi ynë do të jetë nën dominimin e vranësirave dhe reshjeve të shiut e dëborës deri pas mesdite kur pritet edhe një përmirësim i kushteve atmosferike duke risjellë në zonat e ulëta dhe ato bregdetare intervale me kthjellime por me reshje të izoluara dëbore do të mbeten zonat verilindore dhe juglindore.

Sakaq, gjatë orëve të mbrëmjes pritet një përmirësim i kushteve të motit në të gjithë vendin tonë dhe për pasojë; kthjellimet dhe vranësirat e lehta do të jenë dominante.

Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të ulen me dy gradë në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 10°C.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Verior – Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim mbi 4 ballë.