Hermes Nikaj, i njohur ndryshe edhe si “Zogu i Tiranës” për të gjithë shqiptarët është në zi ditën e sotme.

I ati i Hermesit ka pësuar një infarkt, që ka rezultuar fatal për të, duke u ndarë herët nga kjo jetë.

Lajmin e hidhur e ka dhënë vetë Zogu i Tiranës, i cili përmes dy postimeve në rrjete sociale njofton se pak më parë i ati ka ndërruar jetë. Ai ka marrë shumë ngushëllime nga miqtë e tij, e për ta ka bërë një tjetër postim falënderues.

“Me hidhërim ju njoftoj se pak më parë, im atë, Maringleni ndërroi jetë. Varrimi bëhet nesër në 12 mesditë. Të pikëlluar familja”, ndërsa në postimin tjetër Zogu i Tiranës shkruan: “Ju jeni gjithnjë me mua, në të mirë e në të keq, në pamundësi për t’ju kthyer përgjigje sepse jeni pafund jua shpërblefsha në të mira e në gëzime. Ju jeni motivimi im për të ecur para dhe ma lehtësoni sadopak dhimbjen këto çaste”.