Lisa Keegan po e shijonte festën e ditëlindjes së saj derisa miku i familjes, Adam, 40 vjeç, thuhet se i rrëmbeu një cigare elektronike njërit prej adoleshentëve të pranishëm. Kur i dashuri i vajzës së saj, Toni, iu afrua djalit, situata u nxeh dhe Lisa u përpoq të ndante çiftin e tërbuar. Në vend të kësaj ajo përfundoi përtokë.

Pamjet tregojnë se dy burrat e dehur godasin me grushte njëri-tjetrin, derisa bien dhe vijojnë përleshjen në bar. Lisa dhe të ftuarit e tjerë përpiqen t’i largojnë, por Toni, 52 vjeç, fillon të gjuajë gabimisht me grushte drejt saj dhe jo kundërshtarit të tij.

Vajza e saj, Colleen Jarvis, më pas bie mbrapsht mbi një karrige, ndërsa të ftuarit e tjerë nuk e mbajnë dot të qeshurën. Lisa përfundimisht shuan sherrin dhe rifitoi kontrollin e ditëlindjes së saj, përpara se ta paralajmëronte Tonin me një karrige drejtuar atij.

Policia e Lancashire është thirrur dhe ka konfirmuar se ka shoqëruar një burrë, ndërsa hetimet janë në vazhdim. Toni ka qeshur me grushtet e tij të adresuara keq, duke bërë shaka se tani “është shumë i vjetër për t’u grindur”, por thotë se është mirënjohës ndaj policisë që e vendosi në ashensor për të shkuar në shtëpi.

Adam, i cili thotë se ishte dita e tij e parë e alkoolit në pesë vite, pranoi se përleshja ishte më shumë si boks në hije dhe i gjithë incidenti ishte një ‘rrëmujë e dehur’. Lisa e krahasoi atë që ndodhi me dramën kult të BBC, “Shameless”, por pranoi se ditëlindjen e saj të 50-të nuk do ta harrojë kurrë.

Një video e përleshjes me xhin dhe vodka është parë më shumë se një milion herë, me përdoruesit që kanë lotuar nga të qeshurat. Toni shtoi: “Ishte qesharake kjo situatë. E dashura ime po rrëzohej, Lisa bërtiste dhe bërtiste, të gjithë po binin kudo.

Adami po tregohej kokëfortë, por ne të gjithë ishim nervozë. Ishte më qesharake se çdo gjë tjetër. Ai nuk është shoku im, por e njoh atë. Ai është një djalë i mirë. E godita aksidentalisht. Unë isha i lodhur më shumë se çdo gjë. Jam shumë i vjetër për gjëra të tilla”.