Dj Dagz dhe Einxhel Shkira vijojnë të jenë dy nga personazhet më të komentuar në median rozë.

Moderatorja ka treguar së fundmi përmes një postimi në rrjete sociale se partneri i saj nuk është në gjendje aspak të mirë shëndetësore.

Për këtë gjë, Einxhel ia vë fajin “syrit”, duke na zbuluar kështu një anë tjetër të saj, si një vajzë superticioze që e gjen fajin pikërisht te “syri i keq”

Në foton e publikuar në krahët e Dagzit, moderatorja e njohur shkruan: “E kanë marrë çunin e madh më sysh, ka qenë sëmurë gjithë natën”.

Çifti janë në pritje të një djali, që do të jetë edhe fëmija i tyre i parë.