Fansat e tyre duan të dinë kur do martohen Sarah Berisha dhe Dj PM dhe për një moment menduam se propozimi i madh erdhi, por e gjithë skena ishte një shaka e “dhëndërrit”.

Sara Berisha festoi së fundmi ditëlindjen që e kaloi si e ftuar në dasmën e një miku bashkë me Dj PM dhe aty ndodhi e gjithë skena.

Dhe në një moment papritur PM shfaqet pranë saj me një kuti unaze i ulur në gjunjë. Ky veprim emocionoi dhe panikosi pafund Sarah-n siç shihet në video, por më kot.

Kjo pasi kutia ishte bosh dhe e gjitha ishte një lojë. Siç duket blogerja e mori me sportivitet, megjithëse duket sikur u përgatit emocionalisht.

Sarah dhe Dj PM u njohën kur ishin brenda në Big Brother Vip dhe vendosën që njohjen ta vazhdonin jashtë shtëpisë dhe sot e kësaj dite janë akoma bashkë.

Kujtojmë se Sarah e kemi parë si moderatore sezonin e kaluar te “Kosherja”, ndërsa sezonin e ri nuk dihet nëse do e shohim në ndonjë projekt televiziv apo jo.