Dj PM është një nga personazhët më karizmatikë dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar.
I njohur jo vetëm si Dj, por edhe si një djalë që ka shumë humor, ai ishte pjesëmarrës në edicionin e parë të Big Brother VIP, ku u kthye në një nga banorët më të pëlqyer.
Brenda mureve të shtëpisë së Big Brother, ai nisi edhe një lidhje me blogeren durrsake, vajzën e ëmbël Sarah Berisha. Marrëdhënia e tyre vazhdon edhe jashtë, duke treguar kështu se sa seriozisht e ka çifti.
Mirëpo, edhe pse të dy janë shumë aktivë në rrjete sociale, ndjekësit e tyre kërkojnë të dinë më shumë rreth marrëdhënies së tyre, nëse do të ketë një propozim së shpejti dhe pse nuk poston foto me blogeren.
Për këtë pyetje kaq të rëndësishme për ta, ka qenë vetë Dj PM i cili ka vendosur të japë një përgjigje.
Sa i përket propozimit, Dj PM është shprehur se do të ketë një propozim, teksa ka treguar me humor se një natë më parë i ka propozuar për t’i ndërruar vendin televizorit. Ndërsa më tej ai ka shtuar se çdo gjë do të bëhet me kohën. ‘Po do të ketë. Madje mbrëmë i kam propozur duke i thënë ‘A ja ndërrojmë vendin televizorit’. Nuk e di me kohën çdo gjë do të bëhet’, ka treguar ai.
Sa i përket fotove që mungojnë dhe se pse nuk poston foto me Sarën, Dj Pm është shprehur se blogerja e di se sa e do Pajtimi dhe nuk ka nevojë për t’ia treguar përmes fotove.
‘Nuk ka nevojë për me postu foto, për të treguar se sa e dua. Ajo e di sa e dua edhe pa foto hiç’ – shprehet ai.