Brooklyn Beckham, djali i David dhe Victoria Beckham, duket se është gati të bëhet baba dhe këtë e ka pranuar vetë 23-vjeçari në një intervistë.

“Kam dashur gjithmonë të jem një baba i ri. Do të më pëlqente të kisha një familje shumë shpejt, por kur gruaja ime të jetë gati”, ka deklaruar Beckham junior për Entertainment Tonight.

“Do të më pëlqente të kisha dhjetë fëmijë, jam gati, por gjithmonë kam thënë se varet nga gruaja ime”, ka vazhduar Brooklyn.

“Në fillim do të doja një djalë, do të na pëlqente të dyve të kishim një familje një ditë, të kemi fëmijë ose dhe t’i adoptojmë”.

Beckham jr, më pas, ka folur për marrëdhënien me gruan e tij, me të cilën është martuar prillin e kaluar: “Gjithçka shkon mirë, dhe është një gjë pozitive”, duke përgënjeshtruar zërat që kanë folur për probleme mes të dyve.