Një nga fëmijët e Elon Musk ka nisur procedurat për të ndryshuar emrin dhe gjininë e tij. Bëhet fjalë për Xavier Musk, që sapo ka mbushur 18 vjeç dhe tani që është në moshë madhore dëshiron të quhet Vivian Jenna Wilson, duke marrë mbiemrin e nënës së tij.

Sipas TMZ, Xavier ka depozituar dokumentat në një gjykatë të Los Anxhelosit. Ky vendim për të ndryshuar gjininë dhe emrin nuk është mirëpritur nga babai i tij Elon Musk, themeluesi i Tesla. Dhe, me shumë gjasa, marrëdhënia mes tyre është prishur përfundimisht.

Musk dhe ish-bashkëshortja e tij Vivian asnjëherë nuk e kanë përmendur këtë fakt, që ka lidhje me një periudhë tranzicioni të Xavier. Dy vite më parë, në disa mesazhe të Musk në rrjetet sociale, ai mbështeste komunitetin “trans”, por tashmë përballet me problemet gjinore të djalit të tij.

Musk ka 7 fëmijë. Pesë prej tyre: Griffin, Vivian, Kai, Saxon dhe Damian, i ka nga martesa me shkrimtaren Justine Wilson, me të cilën ka qenë i martuar në vitet 2000-2008. Ndërsa nga lidhja me këngëtaren Grimes ka dy fëmijë: X AE A-XI dhe Exa Dark Siderel.