Nuk ka gjë më të mirë sesa kur fëmijët rriten me ndjenjën e empatisë dhe zemërgjerësisë, për të mbështetur fëmijët e tjerë.

Mesa duket, Fiori Dardha e ka bërë një gjë të tillë me djalin e saj Abelin, pas gjestit të fundit që ai ka bërë e që në fakt meriton që të merret vesh nga të gjithë.

Së fundmi, djali i saj ka vendosur që të presë flokët e tij të gjata, me qëllim që t’i vijë në ndihmë një vajze të vogël që për shkak të kimioterapive ka humbur flokët e saj.

Përmes një letre të shkruar nga vetë Abeli, e të shpërndarë nga mami i tij, Fiori në rrjetet e saj sociale, ai shkruan se pavarësisht se i donte flokët e tij të gjatë, pasi e bënin të ndihej i veçantë, ai vendosi t’i priste për t’i dhuruar një çast të gëzuar vajzës së vogël.

Më poshtë letra e plotë e Abelit, djalit të Fiori Dardhës, e publikuar në rrjete sociale të moderatores:

“Dy ditë më parë unë vendosa të pres flokët. E mora këtë vendim për t’i dhuruar buzëqeshje një vajze që kishte humbur flokët për shkak të sëmundjes.

Unë isha i trishtuar për t’i prerë flokët, por i gëzuar për lumturinë që do dhuroja. Ndihesha i trishtuar për flokët, sepse unë i doja flokët e mi të gjatë. Ato më bënin të ndihesha i veçantë, por kur mami më tregoi këtë vajzën e vogël e cila vuante nga kanceri dhe flokët e saj i kishte humbur nga kimioterapia, u trishtova!

U mendova gjatë dhe vendosa t’i dhuroj një çast të gëzuar në mënyrë që ajo të ndihet po aq e veçantë sa unë kur i kisha flokët e gjatë”, shkruhet në letrën e publikuar nga Fiori në Instagram, e të shkruar nga Abeli.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by FIORI DARDHA (@fioridardha)