Kastro Zizo ka treguar se ka pikë të dobët fëmijët e tij. Teksa ishte i ftuar në “Më prit në fundjavë”, ai tregoi se djali i madh është larguar nga Shqipëria për të ndjekur ëndrrën e tij futbollistike.

Largimi prej tij mesa duket ka qenë shumë emocional. ‘Kam qarë shumë, me dënesë.

Shumë. Ndoshta pas humbjes së mamit, kam qarë njësoj edhe për largimin e tij’, përfundoi Kastro.

Ai zbuloi se është gati për albumin e tij të ri. Kastro u shpreh i lumtur për bashkëpunëtorët e tij teksa shtoi se ndryshe nga mania e klikimeve, atë do ta lumturonte nëse publiku do t’i pëlqente këngët e albumit.

Ende pa u zbehur jehona e Eurovizionit, Kastro tregoi se besonte se kënga e tij me grupin 2 Farm ‘Atomike’ do mbërrinte në top 3 në garen europiane.