Vllaznia ka prezantuar sot sulmuesin Albion Avdiaj. Futbollisti në fjalë braktis Tiranën dhe iu bashkohet kryesuesve të Superiores. Në fakt, te bardheblutë u “kalb në stol”, ndaj mbetet të shihet produkti i tij njën urdhërat e trajnerit Thomas Brdaric. Drejtori sportiv, Matko Djarmati, doli në konferencë për shtyp bashkë me prurjen e re, por edhe trajnerin e Vllaznisë. Ai nënvizoi:

“Avdijaj është lojtar i yni. Ka prishur kontratën me Tiranën dhe ka ardhur te ne si lojtar i lirë. Është njohje e vjetër e trajnerit. Kanë bashkëpunuar në Gjermani dhe shpresoj ta harrojë sa më shpejt atë që kaloi te Tirana. Sindrit Guri te Vllaznia? Nuk dua që çdo ditë të shpjegoj lajmet e rreme të medieve.

Ka shumë lajme që lexojmë dhe nuk janë të vërteta, më telefononi dhe ua jap lajmin të saktë. Ka edhe medie kryesore, që marrin lajme nga faqe interneti. Dunga? Sot po aplikon për vizën shqiptare. Sot ka marrë pasaportën dhe po merr vizën. Në Kenia gjërat funksionojnë ndryshe.

Shpresoj që sa më shpejt ta kemi këtu. Është i lidhur nën kontratë me klubin, por është në shitje. Kush e dëshiron duhet të paguajë klauzolën e vendosur në kontratë. Ne mendojmë të plotësojmë çdo boshllëk që kanë lënë lojtarët e pakënaqur. Kemi liruar rrugën gjithkujt që nuk dëshironte të vazhdonte”.