Shpresat tona kanë ëmbyllur sot pjesëmarrjen në turneun miqësor në Kroaci, duke regjistruar dy humbje me rezultat të njëjtë 3-1 ndaj Maqedonisë së Veriut dhe pastaj ndaj kroatëve.

Një situatë që duket se nuk ka shqetësuar shumë lojtarët e grumbulluar nga Alban Bushi të cilët pak orë pas humbjes, ia kanë kërcitur me birra, a thua sikur kanë fituar kampionatin europian.

Ka qenë portieri Marko Molla ai i cili në një lidhje direkte në Instagram me mbrojtësin Mario Mitaj, ka treguar se po pinte birra në tavolinë me futbollistë të tjerë të kombëtares U21.

Bashkë me të ishin edhe Klidman Lilo, Leandro Frroku, Andreas Ndoj që luajën të trë në Greqi dhe lojtari i Bylis dhe Flamur Ruçi.

Lojtarët shfaqen disa herë duke pirë birra në këtë bashkëbisedim në rrjetet sociale, ku ndiqen tifozë të shumtë që me siguri kanë mbetur të zhgënjyer.

Një sjellje skandaloze dhe absolutisht e papranueshme duke llogaritur se gjendeshin në Kroaci për të përfaqësuar flamurtarin shqiptar dhe ngjyrat kuqezi.