Më datat 1-5 shkurt, në Melburn të Australisë, do të zhvillohet turneu i ATP Cup, që këtë vit është reduktuar në 12 shtete dhe 12 pjesëmarrës (nga një për secilin shtet).

Në këtë event do të luajnë tenistët më të mirë të secilit shtet sipas renditjes botërore, ndaj në fushë do të jenë edhe Novak Djokovic e Rafael Nadal. Serbia është kampione në fuqi.

12 tenistët pjesëmarrës janë: Novak Djokovic (Serbi), Rafael Nadal (Spanjë), Dominic Thiem (Austri), Daniil Medvedev (Rusi), Stefanos Tsitsipas (Greqi), Alexander Zverev (Gjermani), Diego Schwartzman (Argjentinë), Matteo Berrettini (Itali), Kei Nishikori (Japoni), Gael Monfils (Francë), Denis Shapovalov (Kanada) dhe Alex de Minaur (Australi).

Nuk do të jetë pjesëmarrëse në këtë turne shtet si Anglia apo Zvicra, pasi tenistët e tyre më të mirë janë jashtë “top-12”. Shorti do të hidhet më 20 janar dhe 12 ekipet do të ndahen në 4 grupe me nga 3 tenistë secili. Fituesit e çdo grupi do të shkojnë në gjysmëfinale.