Bloggerja e njohur shqiptare, Armina Mevlani, dhe partneri i saj, Shkëlzen Berisha, do të martohen këtë fundjavë. Lajmin e zbuloi vetë Armina pak ditë më parë se në fund të shtatorit do të zhvillojë dasmën, duke treguar se ka zgjedhur pikërisht këtë muaj pasi i pëlqen stina e vjeshtës.

Por, mbrëmjen e djeshme Armina zbuloi se dasma do të organizohet këtë fundjavë, por nuk tregoi nëse do të jetë ditën e shtunë apo të dielë.

“Nuk ka rëndësi, të shtunën apo të dielën, kemi dasmë në fundjavë”, tha ajo duke treguar se ka patur shumë ankth këto ditë.

Pak ditë më parë, Armina Mevlani ka treguar për “Goca&Gra” detaje nga dasma e saj me partnerin Shkëlzen Berisha. “Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj.

Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona.

Për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, u shpreh Armina.