Vendi ynë do të vijojë të karakterizohet edhe sot nga një mot i kthjellët, i shoqëruar nga vranësirat e shpeshta.

Gjatë pjesës së parë të ditës vranësirat priten në të gjithë vendin, por më të dukshme në zonat malore, duke sjellë edhe mini stuhi breshëri dhe shi në jug dhe juglindje të vendit.

Gjithashtu, edhe gjatë pasdites pritet të jetë një mot i kthjellët, i dominuar nga vranësirat dhe reshjet e shiut.

Sa i përket temperaturave të ajrit, pavarësisht se priten reshje shiu, do të pësojnë një rritje të lehtë dhe vlerat ditore do të luhaten nga 14°C deri në 34°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verior-verilindor duke shkaktuar në brigjet detare dallgëzim deri në 2 ballë.