Charles Barkley ka q enë i ftuar në The Pat McAfee Shoë të premten e shkuar dhe ka thënë se do të hiqte qafe një familjar për 200 milionë dollarë, duke ju referuar shumave të mëdha që fitohen në golf.

Biseda nisi me Barkely-n që ka thënë se nuk kishte bërë asgjë tjetër vecse kishte luajtur golf në dy javët e fundit, që është një nga sportet e tij të preferuar.

Legjenda e NBA-së ka thënë se ai e kupton pse lojtarët e golfit ndjekin paratë dhe se do të eliminonte një pjesëtar të familjes për shumë të tilla.

“Nuk i gjykoj të tjerët”, ka thënë Barkley. “Nëse dikush do të më jepte 200 milionë dollarë, do të eliminoja një familjar.

“Hej, e kam seriozisht, Phil Mickelson ka marrë 200 milionë dollarë dhe Johnson got 150 milionë. Për 150 milionë dollarë, do të eliminoja një pjesëtar të familjes. Edhe një që më pëlqen”.

Barkely ka folur edhe triumfin e Golden State Warriors në finalet e NBA. Ai ia ka dhënë meritën drejtorit të përgjithshëm Bob Myers, i cili arriti të siguronte shërbimet e Andrew Wiggins.

Wiggins, zgjedhja e parë në Draftin e 2014-ës, luajti një rol kyç për Goldn State. Barkley ka thënë se Wiggins ka bërë një paraqitje shumë të mirë në mbrojtje duke frenuar yllin e Boston Celtics, Jason Tatum.