Niccolò Ceccarini, gazetar i njohur dhe qe ka punuar edhe te Sportmediaset dhe sot eshte te Tuttomercatoweb, ka dhënë një intervistë për MilanNews.it duke u ndalur edhe te Charles De Ketelaere:

“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm, fantastik. Deri më sot, nuk është ende versioni më i mirë i vetvetes, por e kam konsideruar si një nga operacionet më të mira në tregun ndërkombëtar. Milani shpenzoi 35 milionë euro që për mendimin tim janë shpenzuar shumë mirë për një profil të tillë.

Eshtë një investim i madh, do të shihni që do të bëjnë gjëra të mëdha në ligën italiane dhe do të bëhet një nga lojtarët më të mirë në skenën botërore. Duhet të presim një moment, me siguri ai duhet të kalojë pak më mirë me situatat e kampionatit italian, por jemi përballë, për mendimin tim, një talenti absolut”.

Paolo Maldini foli dhe dhe tha te njejten gje: “Duhet kohë me De Ketelaere! E di që tifozët dhe gazetat nuk presin, por duhet të presim. Po jap shembullin e Platini, i cili hasi veshtiresi te Juventusi gjashtë muajt e parë, më pas u be ai qe e njohim dhe fitoi gjithçka.

Një lojtar i datelindjes 2001 nuk është gati të marrë kaq shumë përgjegjësi në një klub si Milani, ne duhet ta japim këtë ekuiliber. Ne e dimë se cilat janë mënyrat për t’i sjellë të rinjtë të rriten ne qetesi dhe pa presione. Vihen baste për lojtarët e rinj, sigurisht, dhe jo të gjithë bastet fitohen.

Por per Charles de Ketelaere nuk kemi fare dyshime por bindje se çfarë kemi marë”. Milani beson dhe me qetesi mer rritjen e De Ketealere, qe gjithashtu pranoi nga Belgjika ku eshte ne grumbullim se “ne karriere ka ulje dhe ngritje, pozitivitet dhe negativitet por do te dal nga kjo situate”.