Era Rusi është një nga artistet më në zë në Shqipëri. E spikatur për zërin e saj të veçantë, këngëtarja shqiptare është mjaft e preferuar për një pjesë të mirë të publikut shqiptar.

Së fundmi, edhe Era ‘ka rënë pre’ e bisedave virtuale në rrjete sociale, teksa ka vendosur t’i japë mundësinë ndjekësve të bëjnë pyetjet e tyre.

E kështu ka ndodhur, teksa një pyetje duket se e ka zënë ngushtë Erën, pasi i është dashur t’i përgjigjej një deklarate të bërë në 2019.

Mesa duket, ndjekësi është një fans i çmendur i Erës, i cili mban mend që në vitin 2019 këngëtarja ka deklaruar se në vitin 2020 ajo do të donte të kishte një fëmijë, edhe nëse nuk do të ishte e martuar.

Pyetja e tij konsistonte në këtë përgjigje të Erës, pasi mesa duket, ajo ‘nuk e ka mbajtur premtimin’ e bërë.

“Në një intervistë në 2019 ke thënë se në 2020 do të bëj beb me ose pa partner, po mbyllet 2022 dhe asgjë” – shkruan ndjekësi, ndërsa ajo i ‘ve fajin’ pandemisë e covid-19.

“Nuk e kisha planifikuar pandeminë” – përgjigjet Era Rusi.