Anthony Joshua po shton dozat e përgatitjes në prag të duelit ndaj Tyson Fury edhe pse nuk ka ende një datë të saktë se kur do të zhvillohet kjo përballje. Një sfidë që do të unifikonte titujt kampionë bote në peshën e rëndë. Mediat britanike konfirmojnë se kjo përballje e dy boksierëve anglezë do të zhvillohet këtë verë.

Jam shumë i emocionuar për këtë duel. Po bëhem gati për të kaluar çdo pengesë, të thyej muret dhe asgjë nuk do të më ndalë deri sa të arrij objektivin tim. Jam gati të përballoj gjithçka, të duroj çdo dhimbje, çdo torturë vetëm që ta fitoj këtë duel. E di që jam mbreti i këtij Divizioni dhe do të jem i tillë për shumë kohë”, tha Joshua.

Do të jem në këtë duel jo vetëm saq për të qenë pjesë e tij, sa për “shoë”, por për të triumfuar. E ndjej që jam në një nivel tjetër, që kam mësuar nga gabimet e së shkuarës. Qesh shumë, por jam i fokusuar te fitorja. Po dedikoj gjithçka për ta realizuar këtë objektiv”, u shpreh Anthony Joshua.