Lajm i madh për të gjithë shqiptarët! Dy këngëtarët me famë botërore, Ed Sheeran dhe Drake do të vijnë së shpejti në Shqipëri dhe do të mbajnë një koncert.

Menaxheri i famshëm i VIP-ave, Alesio Alia, në një intervistë të dhënë për emisionin “Pushime On Top” ka folur për një koncert që planifikon të bëjë në Shqipëri.

Ai tha se kompania e tij ka akses te këta dy artistë të njohur, prandaj ka qejf t’i sjellë në Shqipëri.

Një lajm i pabesueshëm, por Alesio u duk mjaft i sigurt kur e tha, teksa shtoi se kur jep fjalën për diçka, e mban.

“Kompania ime ka akses tek këta dy artistë prandaj kam qejf t’i sjell në Shqipëri. Dhe ju e dini që unë e mbaj fjalën”, u shpreh Alesio.

Mbetet vetëm të presim për datën se kur dy artistët do të vijnë të performojnë për të gjithë fansat e tyre në Shqipëri.