Dalina Buzi do të jetë në radhët e jurisë dhe Megi Pojani do të jetë konkurente në “Dancing With The Stars”. Megjithatë, ajo çfarë pritet me kërshëri është si do të jetë raporti i tyre në këtë program. Dikur një dyshe shumë e fortë profesionale, marrëdhënia midis Buzit dhe Pojanit u “kris” disa kohë më parë dhe shkak për këtë ishte “puna”.

Në emisionin “Goca dhe Gra”, dy vajzat kanë treguar se akoma kanë një marrëdhënie të ftohtë.

Fillimisht, foli Danila, e cila tha: “Pikërisht se është Megi, dhe absolutisht që që në momentin që është Megi mund të mendojnë konkurentët e tjerë, se Megi ka punuar me mua kemi ndenjur çdo ditë që aty mund të mendohet dhe mund të presin që unë ta favorizoj.

Por unë e thashë, Megi e para e di që mua nuk ma ndjen fare në këtë pikë. Kush të jetë shumë i mirë atje, do të jetë shumë i mirë”. Më pas, Dalina ka treguar se e gjithë mosmarrëveshja me Megin ka ndodhur nën kontekstin e punës, dhe asgjë personale mes tyre.

“Ishin 5 vajza në serial, ngelën dy deri pa u bërë. Ajo u ndalua aty, ndërpremë marrëdhëniet me të pesta vajzat, ishte shokuese për ndjekësit. Nuk folëm. Që atëherë nuk komunikuam më. Ishte një gjë private biznesi kompanie, ishte një gjë teknike dhe nuk i takojnë fare t’i dinë njerëzit. Kjo ishte domethënë”,- sqaroi Buzi.

Ndërsa Megi Pojani gjithashtu pranoi se largimi i saj nga “Anabel” ishte i nxituar. “Ajo gjëja po ezaurohej për mua, ne po e bënim për të tretin vit dhe kjo ishte arsyeja, mendoja se jam nxituar për mënyrën e largimit, ndoshta nga mosha”,përfundoi Megi.