Çasti i shumëpritur erdhi për Dojna Memën dhe Vlashent Satën! Çifti i njohur dhe shumë i dashur nga publiku shqiptar janë bërë prindër për herë të parë!

Moderatorja e njohur ka sjellë në jetë një djalë ditën e premte.

Lajmin e ëmbël e ka bërë me dije vetë Dojna, e cila përmes një postimi në rrjete sociale i uron mirëseardhjen në këtë botë të birit.

Në videon e publikuar, ajo zbulon edhe emrin e veçantë që i kanë vendosur djalit, Nolan! Një emër shumë pak i dëgjuar, teksa vetë çifti kanë dashur që t’i vendosnin një emër ndryshe!

Ndoshta më vonë, të dy do të tregojnë edhe prejardhjen e emrit, por edhe vetë bebin, teksa për momentin, sytë e tyre do të jenë me siguri vetëm tek i vogli. “Mirë se erdhe në botën tonë Nolan Sata! 20/08/2022” – shkruan Dojna.

Nga videoja e moderatores, duket se Nolan ka lindur me shumë flokë të zeza! Ne i urojmë jetë sa më të gjatë dhe të rritet me prindërit!