Dojna Mema, moderatorja e dashur shqiptare u rikthye në ekran pas disa muajsh, teksa pak javë më parë ajo solli në jetë një djalë, Nolan Sol.

Sakaq, mbrëmjen e sotme, Dojna ishte e ftuar në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, në rolin e një prej panelisteve.

Pas diskutimeve të ndryshme, moderatorja foli edhe për ditët e para të ardhjes në jetë të Nolan dhe si e ka përjetuar ajo periudhën post-lindje.

Moderatorja tregon se ajo dontë të rrinte vetëm me Vlashentin dhe Nolan 40 ditët e para.

E kisha një çik problem të kisha njerez të tjerë nëpër këmbë dhe doja të isha vetëm me Vlashentin dhe me djalin dhe 40 ditët e para kanë qenë pak a shumë ashtu, pavarësisht se herë pas here vinte mami im dhe mami i Vlashentit që kishte ardhur enkas nga Franca, për të qëndruar ato ditë aty, por që unë nuk doja të shihja njeri” – thotë Dojna Mema në emisionin “Goca dhe Gra” në Top Channel, ndërsa dëgjohet edhe komenti i Fatmës, si të ishte një vjehrrë: Shtriga mi këto nuset e reja– duke shkaktuar mjaft të qeshura në studio.