Pak javë më parë, moderatorja e njohur shqiptare, Dojna Mema dhe partneri i saj Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, të cilin vendosën ta pagëzojnë me emrin Nolan Sol.

Që prej atij momenti, jeta e tyre duket se ka ndryshuar, teksa këtë e shohim përmes rrjeteve sociale, ku Dojna është shumë aktive dhe poston momente nga jeta e saj familjare thuajse çdo ditë.

Në një nga publikimet e saj në Instagram, një koment i një prej ndjekësve të saj ka tërhequr vëmendjen e Dojna Memës. Komenti kishte të bënte me ushqyerjen me gji të fëmijës, që ka gjetur edhe dakordësinë e plotë të moderatores, që e ka publikuar edhe në Instastory, duke bërë edhe një koment të sajin mbi këtë koment lidhur me çështjen.

‘Nuk e di kush je, por më pëlqeu shumë ky koment. Stop i bëtë presion nënave se me çfarë ushqejnë fëmijët. Ka nëna që japin vetëm gji, ka të tjera që japin vetëm formulë, ka mama që i kombinojnë, ka nga ato që shtrydhin ditë e natë se bebi i tyre s’ua merr nga gjiri, nga ato që shtrydhin se duhet të shkojnë në punë apo të flenë dy orë gjumë më tepër. Ama secila prej tyre po bën maksimumin dhe është më e mira në sytë e fëmijës së saj. Kaq‘ – shkruan Dojna Mema në Instastory.