Dojna Mema dhe Vlashent Sata janë një nga çiftet më të dashur në Shqipëri.

Dyshja janë shumë simpatikë e së bashku krijojnë momente shumë të bukura e me humor, që shpesh i ndajnë edhe me ndjekësit.

Ata kanë vite së bashku e rreth një muaj më parë u bënë edhe prindër të një djali, Nolan Sol.

Por duket se veç gëzimit e lumturisë që iu ka sjellë Nolan në shtëpi, nuk mungojnë as kërkesat nga ana e Vlashentit, si burri i shtëpisë, e ankesat nga Dojna.

Në një video të publikuar nga Dojna në rrjete sociale, ku ajo shihet teksa i kushton pak kohë vetes, ka ardhur edhe reagimi i Vlashentit, i cili i kërkon t’i bëjë masazh.

“Bëj masazh burrit!” – ka qenë replika e këngëtarit, që Dojna ka vendosur ta publikojë në Instagram, me mbishkrimin “Ka 4 vjet që ankohet”, duke na shkrirë së qeshuri.