Dojna Mema është një moderatoret më të dashura shqiptare. Prej disa muajsh ajo është shkëputur nga media për shkak se së fundmi Dojna është bërë nënë e një djali.

Ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata, e kanë pagëzuar vogëlushin me emrin Nolan Sol, i cili para pak ditësh ka mbushur 1 muajsh.

Moderatorja ka qenë shumë aktive në rrjete sociale edhe këto kohë që është bërë nënë, duke ndarë momente nga jeta e saj e përditshme.

Së fundmi, ajo ka publikuar dy foto tejet të ëmbla, ku shfaqet me Nolan Sol në krah. Në një prej tyre, duket se Nolan Sol, duke qenë se është ende i vogël ka pasur ‘problemet’ që ka çdo bebe.

E sigurisht, Dojna Mema ka lënë një përshkrim epik në këtë foto. ‘2 minuta më vonë: Pendohesh për bluzën e larë që sapo veshe’ – shkruan Dojna, duke na shkrirë së qeshuri.