Ajo është një nga personazhet më të komentuara dhe më të përfolura të momentit.

Bëhet fjalë për Dojna Memën, moderatoren shumë të dashur të disa emisioneve në Shqipëri.

Dojna është në pritje të fëmijës së parë, teksa prej disa vitesh ka konfirmuar dashurinë me këngëtarin e njohur Vlashent Sata. Ata do të bëhen prindër të një djali.

Në daljet e fundit publike të çiftit, ata kanë treguar se ende nuk e kanë gjetur emrin e djalit, por janë në kërkim të një emri të veçantë. Përpara disa ditësh, të ftuar në emisionin e vëllezërve Veshaj, Dojna tregoi se i pëlqen emri Zahir, ndërsa Vlashentit i pëlqen emri Kiart.

Por duket se çifti nuk ka vendosur ende, përpos dy propozimeve të ëmbla që kanë në mendje. Për këtë arsye, ajo ka vendosur t’i marrë një mendim edhe të shtrenjtit të saj, gjyshit.

Në një video të publikuar nga vetë Dojna në Instagram, ajo pyet gjyshin nëse i ka gjetur emër djalit të saj. Për humor, ai i ka kthyer një përgjigje epike duke i thënë “Vërja Servet”.

Kjo ka shkaktuar të qeshura te Dojna dhe te gjyshi i saj, i cili ndoshta mund ta ketë më seriozisht se ç’duket.