Që nga momenti kur është bërë nënë, Dojna Mema nuk i ka ndarë postimet në rrjete sociale, duke na mbajtur gjatë gjithë kohës të përditësuar me jetën e saj të re.

Moderatorja e njohur solli në jetë një djalë më 20 gusht, të cilin ajo dhe partneri i saj Vlashent Sata vendosën ta pagëzojnë me emrin Nolan Sol.

Ditën e djeshme, vogëlushi bëri një muaj e sigurisht që mami Dojna i dedikoi disa fjalë tejet emocionuese, teksa ditën e sotme, përmes një bisede virtuale me ndjekësit e saj ne Instagram, ajo ka ndarë me ta edhe mësimet e rëndësishme që do t’i japë Nolan Sol-it kur të rritet.

‘Kë do konsideroje një nga mësimet më të rëndësishme që do t’i jepje Nolan Sol gjatë jetës?’ – është pyetja e ndjekësit, teksa Dojna i përgjigjet: “Do të doja të mos i bënte të tjerëve atë që ai nuk do donte do t’ia bënin,  do të doja të ishte një njeri shumë i lirë që nuk varet nga opinioni i të tjerëve dhe gjithashtu të jetë një person që di të kërkojë falje.”

Në sfond dëgjohet edhe zëri i Vlashentit, i cili me shaka shton: ‘Dhe t’i ngjante të atit’, fjali që shkaktoi të qeshura te Dojna.