Diabeti është një sëmundje metabolike, gjatë së cilës niveli i sheqerit në gjak është më i lartë se normalisht.

Ushqimet që ne konsumojmë janë të shumta dhe të larmishme, teksa pjesa më e madhe e tyre përmbajnë sheqerna.

Duke qenë se jemi në stinën e verës, kur edhe rritet konsumi i frutave, diabetikët duhet të kenë kujdes.

Në një intervistë për ABC e Mëngjesit, profesori dhe doktori i shkencave bujqësore, Zef Gjeta ka folur për frutat që diabetikët duhet të konsumojnë. Ai theksoi se ata duhet të kenë kujdes me masën dhe mos ta teprojnë.

“Rekomandohet që diabetikët të hanë fruta dhe jo lëngje frutash, sepse mungojnë fibrat dhe gjëra të tjera, të cilat e çekulibrojnë organizmin e një diabetiku. Ai duhet të hajë patjetër fruta.

Meqënëse unë e fillova me shegën që e dua shumë, duhet të hajë shegë por pa abuzuar. Mëqenëse ka edhe pjesën drurore shega që ne e gëlltisim bashkë me kokrrat, nuk duhet të abuzojmë, nuk duhet ta ndajmë me tepri, por siç thashë, ta ndajmë në segmente gjatë ditës.

Një frut mjaft i mirë dhe stabilizues është banania. Megjithëse nuk është i vendit, është një frut mjaft i mirë. Në kundërshtim me bindjen që kanë diabetikët, fruti i fikut është një frut mjaft i mirë. Edhe mani, janë dy fruta që në mentalitetin popullor janë fruta që të rëndojnë stomakun, të bëjnë dëm.

Ama duhet të kemi kujdes se diabetikët në shkallën e avancuar janë mësuar që hanë ushqimin, bëjnë insulinën, nuk duan çrregullim tjetër. Këtu duhet të bëjnë kujdes, sepse duke ngrënë një dozë edhe pak më të moderuar të ushqimit të vaktit dhe këtë e lënë hapësirë për të konsumuar disa fruta, duhet që të kenë kujdes sepse ç’rregullohet”, këshilloi Zef Gjeta.