Ish-konkurrenti i emisionit Përputhen, Bruno, në një intervistë për “Shqipëria Live”, është shprehur se zanafilla e problemeve të tij me ish-të dashurën, Anën, ka qenë një sherr i saj me një mik.

“Nuk kam bërë asgjë të pahijshme, as dhunë e as tradhti. Pas konflikteve të shumta në rrjete sociale, një ditë ka pasur probleme me mikun tim.

Edhe pastaj kam shkuar unë të flas me të dhe kam dhënë numrin e Anës dhe më pas kanë nisur probleme të tjera. Vazhduam sërish bashk, por patëm ftohje mes njëri-tjetrit. Sebepi i sherrit ka qenë vetëm kjo.

Vazhduam dhe kemi pasur debate të vazhdueshme edhe gjatë post Për’puthen. Kemi pasur probleme edhe pas komunikimit me njërën nga ish-konkurrentet, Alvisën.

Blloku ka ndodhur në momentin që ajo ka dhënë një intervistë dhe unë për shaka thash që limoni ka më shumë sheqer se luleshtrydhja.

Dolëm të përputhur dhe kemi pasur pëlqim për njeri-tjetrin. Gjërat nisën të bëheshin shumë toksike me kalimin e kohëve. Familja ime nuk i ka pëlqyer daljet e saj publike, sidomos në intervistës së fundit.

Prindi im më shkruan dhe më tha çfarë i ke bërë vajzës ore. I uroj të vazhdojë jetën e saj dhe jetë të lumtur në martesën e ardhshme. Unë eci me hapa të sigurtë edhe pa u njohur mirë. Po më pëlqen dikush, po komunikojmë”, përfundoi Bruno.