Ish-konkurentja e “Përputhen”, Ana Gjini ishte e ftuar në emisionin “Ftesë në 5” të Bieta Sulos në Top Channel, ku zbuluar disa të pathëna më herët për publikun.

Përpara disa ditësh, Ana publikoi disa foto me fustan nusërie, duke i bërë të gjithë të mendojnë se ajo i ka dhënë fund beqarisë dhe u martua.

Por në programin e Bietës, ajo tregoi edhe se si qëndron e vërteta me këto foto. Ana deklaroi se edhe pse ende nuk është martuar, së shpejti do të kemi një dasmë, ndërsa fustanin e nuses e veshi për t’i bërë qejfin vjehrrës që donte ta shihte nuse.

Të them të drejtën e bëra për qejfin e vjehrrës sime se donte të më shihte nuse dhe unë ia plotësova këtë dëshirë. Nuk është një shaka po e them seriozisht. Shumë shpejt do të kemi edhe dasmë, por t’ja lëmë kohës. Fatlumin nuk e tregojë kaq shpejt se mos ma marrin mësysh se e kam dritë syri”, është shprehur Ana.