Një fshat spanjoll, rreth 3 orë larg Madridit ishte nxjerrë në shitje para pak kohësh për shumën e 260 mijë eurove. Mirëpo, tashmë ky fshat e ka një pronar, pasi është blerë së fundmi nga një person, identiteti i të cilit është zbuluar së fundmi.

Sipas toledodiario.es, fshati Salto de Castro është tashmë në pronësi të ndërtuesit Óscar Torres, administrator i grupit Faos, i cili ka qëllim që ta bëjë këtë fshat një hapësirë turistike.

Ky fshat ka gjithësej 44 banesa, një bar, një kishë dhe një shkollë. Para 5 vitesh, fshati doli në shitje për 6 milionë euro, por ky çmim zbriti me 95%, deri në 260 000 euro.

Salto de Castro u krijua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën ta braktisnin atë.