Roberto Donadoni konfirmohet tifoz i madh i Milan-it dhe ka komentuar sezonin e kuqezinjve në prag të ndeshjes së të shtunës kundër Atalanta-s.

“Do të jetë një sfidë shumë interesante që premton shumë. Janë dys kuadra që luajnë hapur dhe kanë objektiva të mëdha”, ka thënë ish-ylli i Milan-it për Libero-n.

Në lidhje me luftën për titull:

“Milan kryeson renditjen me meritë dhe po ecën shumë mirë. Gjithashtu, po bën lëvizje të mira edhe në merkato dhe ka mundësi të qëndrojë në vendin e parë deri në fund”.

“Gjithsesi, ky mbetet një kampionat i pazakontë mes Covid-it dhe mungesës së publikuar, por kryesimi i Milan-it nuk është aspak i rastësishëm. Kanë gjithçka duhet për ta fituar kampionatin dhe ia uroj si milanist”.