Donald Trump, ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë është përpjekur të jetë sa më i kuruar kur del përpara njerëzve.

Por tashmë që ai nuk mban më një detyrë të tillë të rëndësishme, Trump është shfaqur si një njeri i thjeshtë.

Në turneun Liv Golf në Neë Jersy, ku ai shkoi të luajë golf së bashku me të birin, Eric Trump, si edhe disa personazhë të tjerë të njohur, ish-presidenti i Amerikës u shfaq pa asnjë fije grimi në fytyrë, duke u dukur totalisht ndryshe nga ç’jemi mësuar ta shohim.

U vu re se fytyra e tij ishte totalisht e bardhë, teksa gjatë kohës që ai ishte në krye të Presidencës së SHBA-ve, ngjyra e tij e fytyrës dukej thuajse kafe, për shkak të make up-it të përdorur.

Edhe pse është një nga njerëzit më të pasur në botë, ai ishte veshur shumë thjesht, me një palë pantallona të zeza, të kombinuara me një polo të bardhë dhe një kapele, ku shkruhej slogani i tij “Make America Great Again”.

Donald Trump është aktualisht 76 vjeç, ndërsa shërbeu si President i 45-të i Amerikës. Në garën kundrejt Joe Biden, në nëntor të 2020, ai nuk ia doli të merrte një mandat të dytë.