Para disa ditësh, Donald Veshaj dhe binjaku i tij, Romeo Veshaj festuan ditëlindjen. Ata morën shumë urime për ditëlindje nga shumë miq, të cilët janë edhe emra të njohur në botën e medias shqiptare, si Elgit Doda, Sara Hoxha etj.
Donaldi dhe Romeo e festuan ditëlindjen e tyre jashtë Shqipërisë, teksa në vendin tonë diskutohej dhe ende diskutohet marrëdhënia e Donaldit me moderatoren Bora Zemani.
Ajo bëri një urim për dyshen e njohur, edhe pse të paktë ishin ata që e kuptuan që mesazhi ishte për Donaldin dhe Romeon.
Mirëpo, në morinë e surprizave, mesazheve e dhuratave, për binjakët e njohur një surprizë mjaft emocionuese ka ardhur edhe nga fansat. Ata i kanë dërguar Donaldit disa dhurata për ditëlindje, të cilat i ka publikuar vetë Donaldi në rrjete sociale, duke i falënderuar publikisht.
“Këto janë dhuratat që mua më kanë ardhë për ditëlindje nga fansat. Jeni shumë të mirë, shiko çfarë fansash kam, shiko çfarë kanë bërë. Ju dua shumë” – dëgjohet të thotë Donaldi, teksa tregon dhuratat.
Në shenjë respekti e dashurie për këto dhurata, Donaldi ka veshur një nga xhaketat që ata i kanë sjellë, duke publikuar edhe një foto në rrjete sociale.