Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë dy nga personazhet më të përfolur të botës rozë.

Prej disa muajsh flitet se dyshja janë ribashkuar dhe gjithçka duket se u konfirmua nga një foto e publikuar në Instagram nga shoqja e tyre Semi Jaupaj përpara disa ditësh, ku ajo shfaqej me çiftin.

Por edhe pse vetë Donaldi me Borën nuk kanë zyrtarizuar ende gjë, çifti ka vendosur të jetojë të paktën jetën e tyre, duke mos u fshehur më as në ambiente publike.

Ata janë fotografuar së fundmi në një lokal duke darkuar së bashku, teksa sipas Paparaci.com, bëhet me dije se çifti janë në Prishtinë.

Në foton e publikuar nga kjo media, Bora duket e veshur me të zeza, nga koka te këmbët, ndërsa Donaldi mban një kapele në kokë, ndërsa krahëve ka hedhur një xhaketë blu.

Burimi i fotos: Paparaci.com