Aktori Donald Veshaj dhe moderatorja Bora Zemani janë rikthyer bashkë dhe këtë e ka konfirmuar mikesha e tyre, Semi Jaupaj. Kjo e fundit ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqen të tre në “Sunny Hill Festival”.
Që nga ai moment, e gjithë vëmendja është rikthyer te dyshja, për të cilën publiku ka shumë kuriozitet. Së fundmi, dikush i ka kërkuar moderatores Aulona Musta që të japë mendimin e saj për çiftin e njohur.
“Lëreni njerëzit të bëjnë ç’të duan në marrëdhëniet e tyre!!! Ky është i vetmi mendim! Pse duhet të kem unë një mendim për marrëdhënien e tyre? Dhe nëse unë e kam një mendim?
Përse duhet të themi me zë të lartë mendimet që ne kemi për një çift, cilido qoftë ai çift, nëse nuk vijnë ata të na pyesin: çfarë mendimi keni për ne, ju lutem?”, ka shkruar Aulona…