Donald dhe Romeo Veshaj janë dy vëllezërit binjakë më të famshëm në Shqipëri. Karriera e tyre nisi si aktorë në një nga programet shqiptare të humorit, ndërsa sot, të dy ata janë moderatorë të një emisioni mjaft të ndjekur në Shqipëri.
“Më lër të flas” ka mbyllur sezonin e tij të parë në muajin qershor. Edhe pse ky emision do të niste menjëherë pas përfundimit të Big Brother VIP, sipas raportimeve të disa mediave, Donaldi dhe Romeo vendosën të tërhiqeshin, e më pas u rikthyen sërish në Top Channel në programin që iu besua atyre.
Gjatë asaj kohe pati shumë diskutime rreth hatërmbetjeve mes dy vëllezërve dhe familjes Hoxha, për shkak se Donaldi nuk u shpall fitues i Big Brother, por duket se tashmë çdo gjë është sheshuar.
Dy vëllezërit festojnë sot ditëlindjen e tyre dhe kanë marrë shumë urime. Një urim i veçantë ka ardhur edhe nga një nga trashëgimtaret e familjes Hoxha, Sara.
Ajo i uron për ditëlindjes, teksa zbulon me shaka se nuk i organizuan festën e baby shower, duke qenë se Sara është në pritje të ëmbël, por i kërkon të kthehen për emisionin, që do të nisë së shpejti.
“Happy birthday guys @romeoveshaj & @donaldveshaj, ate baby shower s’ma organizuat kurrë, por të paktën kthehuni për emisionin. Më lër të flas rikthehet shumë shpejt” – shkruan në urimin e saj Sara Hoxha.