A e dini se sa më herët të hani mëngjesin, aq më shumë ju zgjatet jeta? Sipas studimeve të reja, njerëzit që hanë mëngjesin përpara orës 7 të mëngjesit, mund të zgjasin jetëgjatësinë e tyre, ndërsa ata që hanë natën vonë prishin bioritmin e tyre të brendshëm dhe rrisin rrezikun për t’u prekur nga diabeti dhe sëmundjet e zemrës.

Në studimin që përfshiu rreth 34 mijë amerikanë mbi 40 vjeç, shkencëtarët që e morën përsipër studimin kuptuan nëse koha se kur këta njerëz e konsumojnë mëngjesin ndikon apo jo në gjatësinë dhe cilësinë e jetës sonë. Në rezultatet e këtij studimi u vërejt se njerëzit që hanin mëngjes mes orës 6 dhe 7 të mëngjesit kishin 6% më pak gjasa të vdisnin nga sëmundje si infarkti ose kanceri, sesa ata që konsumonin mëngjes rregullisht deri në orën 8.

Gjithashtu, këta njerëz që konsumonin vaktin e tyre të mëngjesit mes orës 6 dhe 7 kishin 12% më pak rrezik të vdekjes së parakohshme se ata që konsumonin vaktin e tyre në orën 10. Kjo pasi sipas studimit, anashkalimi i mëngjesit ose nëse konsumohet me vonesë, mendohet se prish orën e të ushqyerit të trupit dhe programimin e brendshëm që kontrollin çlirimin e hormoneve që lidhen me të ushqyerit si insulina.

Ky hormon ndihmon në djegien e glukozës nga qarkullimi i gjakut dhe niveli i saj arrin maksimalen në orët e hershme të mëngjesit. Kur njerëzit hanë vonë prodhohet më pak insulinë, duke rritur edhe mundësinë e rritjes së nivelit të glukozës në gjak, që çon në diabet, obezitet dhe sëmundje të zemrës.