Askush nga ne nuk ka shumë dëshirë të sëmuret dhe të rrijë në shtëpi apo të shkojë në spital, duke na penguar nga rutina e përditshme. Për këtë arsye, për një jetë sa më të mirë dhe të shëndetshme duhet jo vetëm që të bëjmë aktivitet fizik, por edhe të ushqehemi sa më mirë.

Ka disa ushqime, të ashtuquajtura “ushqime magjike” që nëse i konsumojmë mund të na bëjnë të ndihemi shumë mirë. Është vërtetuar shkencërisht, se ushqimet e pasura me polinefole na ndihmojnë që të përmirësojmë humorin, duke ulur jo vetëm stresin, por edhe duke kontribuar në shëndetin e përgjithshëm.

Por cilat janë këto ushqime?

Kafja

Sipas ekspertëve, kafja ka një përmbajtje të lartë të polifenoleve. Por sipas tyre, nuk duhet ta kalojmë sasinë e 3-4 filxhanëve kafe në ditë dhe nuk duhet ta kalojmë me sheqerin në të.

Çokollata
Çokollata e zezë, jo ajo e bardhë. Ajo përmban një sasi të lartë kakaoje që është e pasur me polifenole dhe ka efekt antioksidant, antiinflamator dhe rrit humorin. E kundërta është për çokollatën me qumësht, që përmban shumë pak kakao në përbërjen e saj.

Erëzat

Erëzat kanë veti antioksiduese. Më kryesori është shafrani i indisë, që ka efekt antiinflamator në trupin tonë, duke na mbrojtur nga një sërë sëmundjesh.

Çaji jeshil
Edhe çaji është shumë i pashe me polifenole, kryesisht çaji jeshil. Përveç se na sjell në humor, çaji jeshil ka një përmbajtje të lartë me antioksidantë, që na ndihmojnë të mbrojmë shëndetin e kockave.