Donnarumma do të nënshkruajë me PSG, më pas do të qëndrojë në Itali.

Ky është lajmi i dhënë nga L’Equipe për portierin italian, i cili do të transferohet te PSG nga Milan me kosto zero dhe do të fitojë 60 milionë euro për pesë vitet e ardhshme.

Sipas së përditshmes franceze, Leonardo nuk do ta humbë rastin për të marrë një nga portierët më të fortë në botë me kosto zero dhe është i gatshëm ta paguajë 12 milionë euro në sezon 22-vjeçarit.

Problemi i vetëm janë portierët e shumtë që ka PSG në dispozicion dhe ideja e një stafete mes Navas dhe Donnarumma-s nuk pëlqehet nga drejtuesit e klubit.

Për këtë arsye, sipas L’Equipe, drejtuesit kanë vendosur ta huazojnë italianin në mënyrë që të dy portierët të luajnë dhe të shmangin problemet.

Në pole position, gjithmonë sipas medias franceze, është Roma. Tiago Pinto po ndjek me vëmendje Rui Patricio, LLoris dhe Livakovic.

Megjithatë, para mundësisë se huazimit të Donnarumma (duhet kuptuar akoma si do të menaxhohet rroga e lartë e lojtarit), klubi verdhekuq nuk do të tërhiqej mbrapa, duke e përqendruar buxhetin e portierit për të përforcuar repartet e tjerë të skuadrës.