Pas zhgënjimit fundjavën e kaluar në pistën belge të SPA, skuadra e Ferrari përgatitet për një tjetër fundjavë të vështirë. Këtë herë garohet në pistën holandeze të Zandvoort, në shtëpinë e Max Verstappen, që do të ketë mbështetjen e gjithë publikut.

Mattia Binotto, drejtori sportiv i “kokëkuqes”, është me këmbë në tokë dhe nuk pret ndonjë mrekulli në garën holandeze. “Karakteristikat e pistës bëjnë që ajo të jetë shumë e ashpër për gomat dhe konsumi i tyre do të jetë i madh. Kjo është një pikë e dobët e jona”, tha Binotto.

Vështirë të mendosh për një hakmarrje, ndaj duhet një makinë e balancuar. Duhet gjetur një e mesme mes një makinë që të menaxhojë mirë gomat, sidomos ato të përparmet dhe të jetë e shpejtë në kthesa. Një garë e vështirë për makinën dhe pilotët, të shohim”, tha Binotto.